a
 • Estetikë  • Pritshmëritë që duhet të keni nga një serum qerpikësh

Pritshmëritë që duhet të keni nga një serum qerpikësh

E dimë vajza, që shumica prej jush do donit që ato serumet që rrisin qerpikët të vepronin menjëherë. 

Na vjen keq të zhgënjejmë shpresat tuaja, dhe tonat, por kjo nuk është e mundur. Një serum qerpikësh, madje edhe më i shpejti, ka nevojë për të paktën 2 javë para se të tregojë rezultate të konsiderueshme.

Ajo çfarë duhet të konsideroni kur blini një produkt të tillë janë dy-tre aspekte: 

Delikatesë: Primare vjen siguria e produktit, pra sa safe është. Blerja e një serumi delikat që nuk shkakton acarim ose kruajtje, nuk mund të mungojë në mesin e kërkesave të një artikulli cilësor.

I lehtë për tu përdorur: Një serum qerpikësh duhet të jetë i thjeshtë për t’u aplikuar, pse jo edhe edhe i shpejtë, në mënyrë që të mos ju dekurajojë dhe të mos humbni interesin për ta përdorur atë.

Hidratimi: Është shumë e rëndësishme të hidratoni qerpikët, veçanërisht ato të sapo lindura, në mënyrë që të rriten të shëndetshëm dhe të fortë.

Rezultatet: E fundit por jo nga rëndësia është arsyeja pse po e blejmë. Duhet të sjellë rezultate konkrete në një maksimum prej një muaji.


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (1) in /home/u904002663/domains/revistakozmetike.al/public_html/wp-includes/functions.php on line 5219

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (1) in /home/u904002663/domains/revistakozmetike.al/public_html/wp-includes/functions.php on line 5219