a
 • Flokë  • Mashat për kaçurrela, cili është modeli më i mirë?

Mashat për kaçurrela, cili është modeli më i mirë?

Kur zgjidhni mashat për flokët, duhet të merrni parasysh disa aspekte. Së pari lloji i flokëve tuaj: i drejtë, i valëzuar, kaçurrel, i dredhur, i imët apo i trashë? Gjatësia gjithashtu ka rëndësi: i keni të shkurtra, gjatësi mesatare apo të gjata?

Duhet të merrni parasysh edhe llojin e kaçurrelave që doni të arrini, pavarësisht nëse jeni adhuruese të valëve të mëdha, të vogla, valëve si deti apo kaçurrelave të trazuara. Për fat të mirë, mashat për kaçurrela janë të përshtatshme për më shumë se një lloj floku dhe krijojnë look-e të ndryshëm kaçurrelash.

Nëse keni flokë të drejtë, duhet të gjeni një pajisje për kaçurrela që ngrohet shpejt. Ju duhet temperaturë më e lartë për kaçurrela që do zgjasin më shumë. Përdorni pajisje që kanë turmalinë ose pllaka të veshura qeramike. Këto ju lejojnë të menaxhoni më mirë dhe në mënyrë më të barabartë temperaturat e funksionimit. Përveç se mashat, vajzat me flokë të drejta duan edhe ti kenë më të drejtë akoma. Lexoni edhe për piastrën GHD Gold: https://revistakozmetike.al/piastra-ghd-gold-ta-blini-apo-jo/

Nëse keni flokë kaçurrela me onde ose natyrale, atëherë pothuajse të gjitha mashat në treg do t’ju ndihmojnë. Nuk duhet të shqetësoheni aq shumë sa vajzat me flokë të drejtë, shumica e llojeve do t’ju përshtaten. 

Nëse keni flokë të trashë ose shumë të gjatë, provoni një hekur shufër me një temperaturë më të lartë, veçanërisht nëse flokët tuaj janë shumë të shëndetshëm.


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (1) in /home/u904002663/domains/revistakozmetike.al/public_html/wp-includes/functions.php on line 5219

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (1) in /home/u904002663/domains/revistakozmetike.al/public_html/wp-includes/functions.php on line 5219